‏ Psalms 128

1Lum kushdo që ka frikë nga Zoti dhe që ecën në rrugët tij. 2Atëherë ti do të hash me mundin e duarve të tua, do të jesh i lumtur dhe do të gëzosh begatinë. 3Gruaja jote do të jetë si një hardhi prodhimtare në intimitetin e shtëpisë sate, bijtë e tu si drurë ulliri rreth tryezës sate! 4Ja, kështu do të bekohet njeriu që ka frikë nga Zoti. 5Zoti të bekoftë nga Sioni dhe ti pafsh begatinë e Jeruzalemit tërë ditët e jetës sate. 6Po, pafsh bijtë e bijve të tu. Paqja qoftë mbi Izraelin.

Copyright information for Alb
The selected Bible will not be clickable as it does not support the Vocabulary feature. The vocabulary is available by hovering over the verse number.